Opozita e Sali Berishës sot kishte vendosur për t’u bërë “gazi i botës” duke ushtruar dhunë ndaj policisë së shtetit.
Deputetët e PD të përjashtuar nga Kuvendi kanë vijuar përplasjen me gardën jashtë ambienteve të tij. Siç mund ta shihni nga pamjet, deputeti Flamur Noka ka tentuar t’i vërë flakën një banderole, ku shkruhej: “Edi Rama, Mafia”.
Gardistët ndërhynë pasi Flamur Noka spërkati banderolën me benzinë, ndërsa deputeti demokrat i nervozuar hodhi shishe në drejtim të tyre. Sjellje kjo aspak normale nga një deputet i cili ishte në vijë e parë të frontit të luftës me “mullinjtë e erës”, njësoj si Don Kishoti. KETU SHIKO VIDEO-n:












