Ka përfunduar zyrtarisht afati për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë të Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Komisioni Rregullator ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e PD-së për zgjatjen e afatit për regjistrimin e Diasporës.
Dy anëtarët e propozuar nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kërkuan shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve me 5 ditë. Kjo kërkesë e PD u rrëzuar me 3 vota kundër dhe 2 pro.
“2 pro, 3 kundër, nuk miratohet në parim dhe nuk mund të vazhdojmë për diskutimet nen për nen, sepse nuk arrihet shumica e kërkuar” u tha gjatë takimit.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani rezultojnë se janë plotësuar në total 337,629 kërkesa ku 218,373 zgjedhës (unikë) u është miratuar kërkesa për të votuar.












