Demokratët e Diasporës në Forli të Italisë kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege, pas regjistrimit të anëtarësisë gjatë ditës së sotme.
Pas përfundimit të votimit në anëtar një votë, fitues është shpallur Gëzim Brunga me rreth 90% të votave. Në garë për kreun e PD Forli në Emiglia Romagnia në Itali ishin Brunilda Dakoli, Aleks Bega dhe Gëzim Brunga.
Për herë të parë në këto zgjedhje te vitit 2025 do të votojnë shqiptarët e Diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.
Ndërkohë, Taulant Balla do të jetë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën e cila ka marrë një vëmendje të rëndësishme nga kryeministri Edi Rama.












