Sali Berisha ka depozituar në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” me një masë më të butë sigurie.
Përmes një komunikate për media, GJKKO bëri me dije se sipas shortit, trupi gjykues që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga gjyqtarja, Iliriana Olldashi.
Kujtojmë se Olldashi është gjyqtarja që zbuti masën e sigurisë me për Jamarbër Malltezin, nga “Arrest në burg”, në “Arrest shtëpie”. SPAK ndërkohë ka pranuar kërkesat e avokatëve të Berishës dhe Malltezit duke i shtyrë seancat e marrjes në pyetje për javën e ardhshme.
Kujtojmë se GJKKO caktoi më 30 dhjetor 2023, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, me mbikqyrje policore, ndaj ish-kryeministrit.












