Flamur Noka i cili ishte në krye të protestës së kësaj të hëne, u shpreh se sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës.
Noka po fyen dhe tallet me “inteligjencën” e demokratëve teksa deklaroi se qeveria po dridhet nga frika.
“Sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh: Jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë qetësi. Qytetarët sot i dhanë leksion Ramës. Narkosi duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike. Ata janë duke u dridhur, të tërbuar pasi forca e qytetarëve iu ka kallur datën”, tha Noka.
REALITETI – Militantët e PD edhe sot erdhen në Tiranë bën 3 orë xhiro dhe më pas u larguan me “bisht ndër shalë” duke gënjyer veten se e rrëzuan Qeverinë Rama.