Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është një nga emrat që u la jashtë Kryesisë së PS. Kryeministri Edi Rama, prezantoi sot kandidatët për Kryesinë e re socialiste gjatë punimeve të Asamblesë.
Emri i Bushatit nuk figuronte as si kandidat për Kryesinë dhe as për Sekretariatin. Tre vite më parë, kur Asambleja e PS zgjodhi Kryesinë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Ditmir Bushati, ishte më i votuari.
Ky moment u interpretua si një afrim mes Bushatit dhe Ramës, raportet e të cilëve ishin ftohur ndjeshëm që prej largimit të tij si ministër dhe deputet. Pas tre vitesh, ish-ministri i Jashtëm e sheh veten jashtë strukturave drejtuese të PS.
Krahas Bushatit, janë përjashtuar nga Kryesia e PS edhe Olta Xhaçka, si dhe Ilir Beqaj i arrestuar nga SPAK për abuzim me fondet e BE.












