Dhomat e Specializuara të Hagës kanë dënuar sot me 81 vite burg në total katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtrisë që u përballë me regjimin kriminal serb dhe i solli lirinë gjithë popullit shqiptar.
Newsbomb.al sjell të plota akuzat dhe dënimet e turpshme të Gjykatës së Hagës, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Gjyqtari Smith, pavarësisht se deklaroi se akuzat kryesore ndaj çlirimtarëve kishin rënë, duke përfshirë atë për krime kundër njerëzimit, si dhe qasjen bashkëpunuese të tyre me Prokurorinë Speciale, atyre u është dhënë peshë inferiore.
Dënimet për secilën akuzë dhe dënimi i unifikuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin:
Hashim Thaçi, me dënim unifikues, 25 vite burg:
– Dënim me 15 vjet burg për krimin e luftës Arrestim apo ndalim arbitrar;
– Dënim me 4 vite burg për krimin e luftës për Trajtim mizor;
– Dënim me 20 vjet burgim për krimin e Torturës;
– Dënim me 23 vite burg për krimin e luftës Vrasje e Paligjshme.
Jakup Krasniqi, me dënim unifikues, 25 vite burg
– Dënim me 15 vite burg për krimin e luftës Arrestim apo ndalim arbitrar;
– Dënim me 4 vite burgim për Trajtim Mizor;
– Dënim me 20 vite burgim për Torturë;
– Dënim me 23 vite burgim për Vrasje të Paligjshme.
Kadri Veseli, me dënim unifikues, 18 vite burg
– Dënim me 10 vjet burgim për Arrestim apo ndalim arbitrat;
– Dënim me 3 vite burgim për Trajtim mizor;
– Dënim me 13 vite burgim për Torturë;
– Dënim me 6 vjet burgim për Vrasje të paligjshme.
Rexhep Selimi, me dënim unifikues, 13 vite burgim
– Dënim me 6 vjet burgim për Arrestim apo ndalim arbitrat;
– Dënim me 2 vite burgim për Trajtim mizor;
– Dënim me 8 vite burgim për Torturë;
– Dënim me 11 vjet burgim për Vrasje të paligjshme.
Për të gjithë çlirimtarët e dënuar, është vendosur që periudha e qëndrimit në qelitë e paraburgimit në Hagë të llogaritet në vendimin përfundimtar të dënimit. Megjithatë, vlen të theksohet se pavarësisht se ky vendim është i turpshëm, ai mund dhe do të Apelohet në Gjykatën e Apelit.












