Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Elbasan dhe me rastin e “Ditës së Verës” ka dhënë lajmin e bukur për pensionistët.
Rama është shoqëruara nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe kryetarin e Bashkisë së Elbasanir, Gledian Llatja. Rama tha se brenda muajit prill Qeveria do t’u japë një tjetër bonus pensionisteve per te perballuar rritjen e çmimeve.
“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në muajin Prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë”, tha Rama.












