Korça është qarku “shembullor” me nivelin më të ulët të kultivimit të kanabisit në të gjithë Shqipërinë. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha se me ngritjen ne hapesire satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” pritet të ndihmojë institucionet në kontrollin e territorit.
“Mundësia që qeveria shqiptare u ka dhënë institucioneve tona përmes kontratës së shkruar me SpaseX për satelitët Albania 1 dhe 2 që të merren imazhe me cilësi të lartë për të ushtruar kontrolle më rigoroze të territorit është një avantazh për këto institucione” tha Nertil Jole.
Policia e Korçës gjtë vitit 2022 ka zbulur vetëm 4 fidanë kanabisi në bashkinë e Kolonjës, ndërsa 330 fara në Korçë. Ky bilanc pozitiv u paraqit në analizën e prefekurës të mbajtur të mërkurën në Korçë, qyteti i cili vitet e fundit ka thithur shumë turistë vendas dhe të huaj.












