Ka përfunduar mbledhja e Grupit të Partisë Socialiste në selinë rozë.
Takimi i nisur prej orës 18:00 kishte në fokus përgatitjen për zgjedhjet vendore të 14 majit. Bëhet me dije se drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për sondazhet për kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarët.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi deputetëve që të angazhohen në zonat e tyre elektorale në mënyrë që të dalin fitimtarë në zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë, nesër pasdite në orën 17:00 Rama do mbledhë Kryesinë e PS. Ashtu siç ka paralajmëruar, Rama i ka gati emrat e socialistëve dhe pritet që t’i zyrtarizojë së shpejti.












