Çmimi i naftës ka zbritur për herë të parë në Shqipëri në nivelet më të ulëta që nga fillimi i marsit, përpara fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Bordi i Transparencës i ngritur nga Edi Rama vendosi sot që nafta do të tregtohet me 182 lekë për litër.
Ky është niveli më i ulët rekord i çmimit të naftës që nga 2 marsi 2022. Më pas çmimet filluar rritjen e shpejtë, si rrjedhojë e çrregullimeve që solli agresioni rus në tregun global. Edhe çmimi i benzinës është ulur duke u tregtuar me 182 lekë per litër, kurse gazi do te kushtoje 75 lekë/liter.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 16 mars dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit që është ngritur nga Qeveria Rama për të mos lejuar abuzimet me çmimet.












