Qetsor Ferunaj, fillimisht ai u afrua me Olta Gixharin, me të cilën u duk se krijoi strategji duke folur për lojën, nominimet e jo vetëm.
Por deklarata e tij e fundit për aktoren ka ngritur dyshime. Ai u shpreh sot se Olta ka dashur të flasë me të me shenja mirëpo nuk do e lërë me kaq duke shtuar se nuk do e kursejë.
“Olta ka dashur të flas me shenja me mua. Unë e di kush do të flasë me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin procese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 fëmijë, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për tu sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shohë, kur t’i vi momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju”, tha Qetsori.












