Prezantuesja nga Argjentina, Samira Salome, është një nga vajzat që për nga natyra e punës kishte mardhënie të afërta me futbollistë. Ajo ka lindur në Argjentinë, nga një baba nga Libani dhe një nënë nga Franca, ku ishte pjesëmarrëse në disa reality show.
Mirëpo, bashkëpunimi në nivel biznesi me futbollistë nuk i mjaftoi, kështu që për hir të famës dhe popullaritetit shtesë, ajo vendosi të hyjë në lidhje dashurie me disa prej tyre.
Dhe kur u zbulua, në Spanjë u ngrit një skandal i madh. Samira ka treguar në një emision televiziv se ka fjetur me tetë lojtarë të Barcelonës dhe Real Madridit. Ajo nuk donte t’i zbulonte emrat e të gjithë lojtarëve, por përmendi – Karim Benzema (Real) dhe Marc Bartra (Barcelona).












