Pas thuajse 6 ditësh nga data 10 Mars kur u lançua sondazhi i parë në “Eetimes”, tashmë proçesi i votimit është mbyllur duke shpallur edhe fituesin dhe njekohesisht kandidatin favorit per bashkine e Shkodres.
Fitues i sondazhit të parë është Benet Beci i cili mori 4.015 vota, ndërkohë që Bardh Spahia ka mbledhur vetem 3.031 vota, në total sondazhi mblodhi 7.046 votues. E ndarë në përqindje Bardh Spahia ka marrë mbështetjen e 43% të votuesve, ndërkohë që Benet Beci, ka 57% të mbështetjes së votuesve.
Kujtojmë që ky është sondazhi i parë që është zhvilluar nga “Eetimes” për zgjedhjet lokale të 14 Majit ku rezultatet nxjerrin favorit kandidatin socialist.












