Kevin Jacobs është përfshirë shumë në situatën e Big Brother, duke treguar hapur mbështetjen e tij për konkurrentin.
Madje vetëm pak ditë më parë, në media u publikua lajmi se ai dhe do të vinte në Tiranë, si surprizë për këngëtarin, por vetë ai u kujdes që t’i përgënjeshtronte këto lajme. Ditën e sotme, nëpërmjet rrjeteve sociale, fituesi i Big Brother Vip në Kanada duke treguar mbështetjen e tij për Luizin.
“Nuk e njoh nga afër Luizin. Pashë që ka disa diploma, ka qenë diplomat në Europë si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong. Më pëlqeu shumë dhe jam shumë i lumtur që më ka ndjekur. Kur të përfundoj Big Brother, do ta lë disa kohë të shplodhet dhe të mësohet me realitetin jashtë dhe pastaj do ta kontaktoj, të flas me të”, u shpreh Kevin. Nga ana tjetër ai u shpreh se ditët e fundit, rreth 40-50 gazetarë, kryesisht nga Top Channel e kishin kontaktuar për një intervistë.












