Disa ditë më parë Keisi i habiti të gjithë banorët e “Big Brtotherit” me vendimin e saj për t’u ndarë nga Kristi. Gjatë emisionit radiofonik që banorët zhvilluan brenda në shtëpi, modelja tregoi se te Kristi gjeti një person që mund t’i besonte e të mbështetej për çdo gjë.
Mirëpo më tej, Keisi pranoi se pëlqimi i madh që pati në fillim për të, bëri që të merrte hapa të nxituara dhe jo të duhura.
“ Kisha një pëlqim shumë të madh per Kristin dhe më bëri të mendoja vetëm për këtë lidhje dhe shpejtova, m’u errësuan sytë. Mësova që në vazhdim se ky pëlqim nuk ishte më njësoj dhe më shumë po më dukej sikur po vazhdoja këtë gjë se mendoja po të përpiqem më shumë do kishte dhe dashuri. U fokusova dhe harrova synimin tim më mirë vendosa ta ndërpres sa nuk është vonë dhe të bëj lojën time, brenda në shtëpi nuk do na shihni më bashkë”, tha Keisi.












