Publiku është afeksionuar pas “Big Brother” dhe banorëve pjesëmarrës të këtij edicioni.
Sikur të mos mjaftonte që i ndjekin në çdo lëvizje, ata kanë shkuar edhe më larg duke i lënë emrat e tyre fëmijëve.
Po, po është e vërtetë! Së fundmi në aplikacionin “Big Love” Kiara Tito ka marrë një mesazh nga një simpatizante e saj, e cila pasi e komplimentoi i tregoi se i ka lënë emrin e saj mbesës së sapolindur.
“Kiara dhe Luizi jeni cifti me i bukut. Na kënaqet dhe zoti ju bekofte. Kiara faleminderit për shembullin e mirë që po jep aty brenda, të shikojme familjarisht 24/7 dhe si pasojë e kesaj ia kemi vendosur emrin “Kiara” mbeses qe sapo lindi“, shkruan qytetari qe i ka derguar mesazh Kiarës e cila është emocionuar.












