Publiku ka vendosur që Olta dhe Kiara të dalin nënominim “kokë më kokë” dhe njëra prej tyre të shtunën do të lërë shtëpinë e Big Brotherit.
Në lidhje me këtë nominim shumë të fortë ka reaguar dhe gazetarja e showbizit, Aluona Musta, e cila zbuloi emrin e banores që do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
“Dyshja më pak e preferuar e nominimit, do të jetë Kiara-Olta dhe do të jetë Kiara ajo që do të largohet nga shtepia e Big Brotherit. Fansat duan që ta shikojnë Luizin vetëm (pa Kiarën) në brenda shtëpisë”, tha gjatë parashikimit Aulona.
Ky parashikim mund të jetë i vertetë, pasi ka kohe që Kiara nuk është e pelqyer nga publiku sidomos nga fansat e Luizit, kjo për sjelljet negative e arrogante që ka bërë ndaj të dashurit të saj.












