Luizi që prej ditës së djeshme ka thënë se do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP nëse largohet Kiara. Kjo e fundit doli në nominim “kokë më kokë” me Oltën dhe pritet që publiku të zgjedhë se kush do largohet të shtunën nga shtëpia me e famshme në Shqipëri.
Luizi është betuar disa herë që do dalë nga shtëpia nëse Kiara nuk e mund dot Oltën. Megjithatë duket se pasditen e djeshme Kiara ia “mbushi mendjen” që shkodrani t’i qëndrojë lojës deri në fund.
“E di që mund të ngjajë keq, por më beso që do ta marr hakun, nëse ti del. Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, aty është e vdekur me që duan të më shohin mua dhe Oltën” tha Luizi.












