“Shqipëria ka marrë imazhet e para nga dy satelitët e lëshuar”. Kështu deklaroi ditën e sotme ministri Niko Peleshi i cili u shpreh se kanë marrë fotografi nga agjencia për informacionin gjeo-hapësinor.
“Është fillimi, natyrisht nga janari, sapo ato janë lançuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Në marrin çdo javë imazhe. Marrim imazh nga dy satelitët, të cilat përpunohen nga ASIG. Aty kemi një staf të specializuar, që po dedikohet për përpunimin e imazherisë.
Do të shtohen në numër dhe trajtimi me pagë do të shtohen. Kjo merr imazhet satelitore dhe I përpunon ato me gjuhën e përdorshme dhe të kuptueshme nga çdo institucion. Bashkitë mund të përdorin imazherinë në një të afërme të afërt. Puna ka nisur, imazhet vijnë vazhdimisht. Është ASIG që po i përpunon ato dhe është edhe në varësi edhe të motit, por imazhet janë periodike. Katër herë në javë marrim imazhe“, tha Peleshi.












