U deshën vetëm disa ditë pas nisjes së “Big Brother VIP″ që ndjekësit të aludonin se Olta Gixhari, në veçanti nga pjesa tjetër e banorëve”, është duke u favorizuar nga produksioni.
Dyshimet lindën pas një sërë thyerje rregullash nga aktorja, të pasuara me ofendime ndaj produksionit dhe banorëve, por që asnjëherë nuk iu tërhoq “veshi”. Madje Olta ka thyer disa herë rregullin më kryesor të lojës: Diskutimin e nominimeve, por askush nuk e ndëshkon shoqen e ngushtë të Arbana Osmanit.
Mirëpo së fundmi duket se aktorja ka treguar pa dashur se po favorizohet nga produksioni i Big Brother. Në një diskutim me banorët, këta të fundit i bënë “presion” Oltës duke e detyruar të thotë se “Vëllai i madh” nuk i nxjerr skemat e saj, referuar thyerjeve të rregullave apo diskutimet e nominimeve, çka është mëse e vërtetë.
“Po Vëllai i Madh nuk i nxjerr skenat e mia”, pohon Olta.












