Pas spektaklit të mbrëmshëm, banorët e “Big Brother VIP”, kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë, ku në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve një plan djallëzor “anti-Luiz”.
Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj, nuk e sheh të drejtë që Luizi të sulmohet në këtë moment delikat pas largimit të Kiarës. Pjesë nga biseda:
Dea: “Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Te ngacmojmë Luizin ndërkohë që është emocional”?
Qetsori: “Po normal”!
Dea: “Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë”?
Olta: “Shumë i qartë ishte”.
Qetsori: “Pse nuk e kuptove ti?! Pse e bën 2 herë pyetjen? Ta sulmojmë të gjithë pra tani që është pa Kiarën”.
Dea: “S’më duket aq e drejtë pra”.
Qetsori: “Tani Reality është, ta marrë e mira”!












