Monday, November 23, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Çmimet në Tiranë kapin rekorde/ E pabesueshme sa ka shkuar vlera e një parkingu…

by Rilindje
22/11/2026
in AKTUALITET
Çmimet në Tiranë kapin rekorde/ E pabesueshme sa ka shkuar vlera e një parkingu…

Gjetja e një vendi për të parkuar makinën në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndërsa sigurimi i një garazhi privat kërkon tashmë një investim që në disa zona të kryeqytetit kalon edhe 100 mijë euro.

Një garazh prej vetëm 15 metrash katrorë në zonën e Bllokut është nxjerrë në shitje për 110 mijë euro, çka përkthehet në rreth 7,300 euro për metër katror. Çmimi është dukshëm më i lartë edhe se ai i apartamenteve në të njëjtën zonë, duke treguar se hapësirat e parkimit po kthehen në një pasuri gjithnjë e më të kërkuar.

Vetëm pesë apo gjashtë vite më parë, një garazh në zonën e Komunës së Parisit kushtonte rreth 10-15 mijë euro, ndërsa në zonat qendrore të Tiranës çmimi arrinte maksimumi në 30-35 mijë euro. Sot situata ka ndryshuar ndjeshëm. Në Komunën e Parisit, një garazh kushton të paktën 40 mijë euro, ndërsa çmimet mesatare luhaten nga 50 deri në 60 mijë euro, në varësi të zonës. Në periferi mund të gjenden vende parkimi duke nisur nga 20 mijë euro, por bëhet fjalë kryesisht për hapësira të hapura dhe jo garazhe të mbyllura.

Rritja e çmimeve është reflektuar edhe te qiratë mujore. Në zonën e Komunës së Parisit, një vend parkimi jepet me qira për 12-20 mijë lekë në muaj, nga vetëm 4-5 mijë lekë që kushtonte disa vite më parë. Në Bllok, pagesa mujore kalon 20 mijë lekë. Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë shtrenjtim është vendosja e tarifave për parkimin në rrugët publike, ku pagesa prej 100 lekësh në orë ka ndikuar edhe në rritjen e tarifave të hapësirave private.

Presioni mbi tregun e parkimeve pritet të shtohet edhe më tej, pasi numri i automjeteve vazhdon të rritet, ndërsa hapësirat e disponueshme po pakësohen, për shkak të ndërtimeve të reja.

Në fund të tetorit 2026, në Tiranë ishin të regjistruara rreth 390 mijë automjete, afërsisht një e treta e të gjitha mjeteve në vend. Ndërkohë, disa prej hapësirave publike të parkimit në kryeqytet janë mbyllur ose pritet të zëvendësohen nga projekte ndërtimi.

Me shtimin e makinave dhe tkurrjen e vendeve të lira, parkimi po shndërrohet nga një nevojë e përditshme në një shpenzim gjithnjë e më të rëndë për qytetarët.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

E trishtë/ LAJM I FUNDIT: Ndahet nga jeta ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

23/11/2026
Sot tërbohet moti/ Gjendje ALERTI për reshjet, rrezik në këto qytete të vendit…
AKTUALITET

Sot tërbohet moti/ Gjendje ALERTI për reshjet, rrezik në këto qytete të vendit…

23/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

Moti i keq nxjerr jashtë funksionit linjat elektrike, prej orësh pa drita në qytetin…

23/11/2026
Merr fund rumpalla e protestuesve! Policia e Shtetit me “dorë të hekurt”, merr masa…
AKTUALITET

Merr fund rumpalla e protestuesve! Policia e Shtetit me “dorë të hekurt”, merr masa…

22/11/2026
VIDEO/ Studentët i bëjnë “pritë” Edi Ramës, kryeministri befason me gjestin…
AKTUALITET

VIDEO/ Studentët i bëjnë “pritë” Edi Ramës, kryeministri befason me gjestin…

21/11/2026
Aeroporti i Rinasit njoftim emergjent për udhëtarët: Kush udhëton jashtë vendit…
AKTUALITET

Letra KËRCËNUESE në aeroportin e Rinasit për BOMBË, alarmohet policia…

21/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Erion Veliaj e shkarkoi nga puna, reagon Zhaneta Beqiri: Largimi im për…
POLITIKË

Erion Veliaj e shkarkoi nga puna, reagon Zhaneta Beqiri: Largimi im për…

23/11/2026
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

E trishtë/ LAJM I FUNDIT: Ndahet nga jeta ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

23/11/2026
Sot tërbohet moti/ Gjendje ALERTI për reshjet, rrezik në këto qytete të vendit…
AKTUALITET

Sot tërbohet moti/ Gjendje ALERTI për reshjet, rrezik në këto qytete të vendit…

23/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

Moti i keq nxjerr jashtë funksionit linjat elektrike, prej orësh pa drita në qytetin…

23/11/2026
Gazetari shqiptar përplaset me Mickoskin në sy të Ramës: Na kërko falje për…
TË TJERA

Gazetari shqiptar përplaset me Mickoskin në sy të Ramës: Na kërko falje për…

22/11/2026
Vjen lajm i mirë drejt Europës/ BE jep “notën” 10 për Shqipërinë, çfarë pritet…
BOTA

Vjen lajm i mirë drejt Europës/ BE jep “notën” 10 për Shqipërinë, çfarë pritet…

22/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!