Persona të paidentifikuar zbrazën kallashnikovin drejt fasadës së televizionit Top Channel, rreth një orë pas mesnate, duke i shkaktuar vdekjen rojes së godinës.
Të paktën 22 gëzhoja mësohet se janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa zhurma e plumbave është dëgjuar edhe brenda shtëpisë së Big Brother Vip, që ndodhet shume pranë ambienteve të televizionit në Manëz.
Ka qenë Kristi ai që pas breshërisë së armës ka pyetur “çfarë ishte kjo”? Ndërsa Qetsori i është përgjigjur “Kallash”. “Ndoshta kanë kaluar me makinë dhe kanë qëlluar në ajër”, është shprehur Qetsori.
Fatkeqësisht nga ngjarja terrorizuese, një plumb ka zënë rojen e godinës, duke i shkaktuar vdekjen. SHIKO KËTU VIDEO-n:












