Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar sot listën me emrat që do të kandidojnë për në këshillin bashkiak në zgjedhjet e 14 Majit.
Lista do të kryesohet nga një “dyzinë” zv/ ministrash të kabinetit Rama. Ish-drejtori i Komunikimit në Kryeminstri, Endri Fuga, Romina Kuko, Megi Fino, Besart Kadia, Enio Civici, Julian Hodaj, por edhe të tjerë janë pjesë e listës kryesore. Pas dorëheqjes, Endri Fuga do të marrë “postin” e ri në këshillin bashkiak të Tiranës.
Nga 62 kandidatë që janë në listë, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste synon 40 mandate në këshillin bashkiak. Sonte në mesnatë është afati i fundit për të dorëzuar listat.












