Kompania Golden Eagle (Frutex), shpreh keqardhjen e saj lidhur me vendimin e befasishëm të produksionit të Big Brother për ndërprerjen e njëanshme të marrëveshjes së sponsorizimit.
Pavarësisht faktit se marrëveshja origjinale ka paraparë sponsorizimin për ciklin e plotë të këtij edicioni të BBVA, para përfundimit të këtij cikli, kompanisë Frutex i janë imponuar kushte të reja të sponsorizimit, në kundërshtim të plotë me marrëveshjen fillestare.
Pavarësisht se është prishur kontrata me Big Brother, Kompania “Golden Eagle” do të respektojë zotimet e saj për partneritet me protagonistin e këtij edicioni të BBVA, Luiz Ejli, pas daljes së tij nga shtëpia, megjithëse atij dhe protagonistëve të tjerë u është pamundësuar në mënyrë joetike konsumimi i mëtejmë i pijes së preferuar, Golden Eagle.
Golden Eagle ka vendosur të mbajë Luizin si imazh reklame dhe ta paguaj si ambasador për kompaninë. Kjo do thotë se Luizi do të marre para te majme nga Golden Eagle pasi te dal nga shtepia.












