Pasi i ka njoftuar për sulmin ndaj Top Channel, Arbana u tha banorëve të Big Brother VIP se sonte eshte marre vendimi i forte qe mos zhvillohet spektakël për shkak të asaj që ka ndodhur.
“Top Channel është në zi. Prandaj eshte qevendor qe sot nuk ka spektakel. Do te shihemi te shtunen per te biseduar edhe per vendimin nese do te vijojme apo jo rrugetimin ne Big Brother”, tha Arbana.
Pasi njoftoi banorët për çfarë kishte ndodhur, Arbana ndërpreu emisionin dhe banorët u shpërndanë. Më herët, vëllai i Madh vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim. Klipi përloti të gjithë banorët e shtëpisë kurse Luizi beri premtimin e bukur per te ndihmuar familjen e Palit qe mbeti viktime.












