Moderatorja Kiara Tito nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” po ofron mbeshtetje te madhe per Luizin. Pas daljes nga shtëpia ajo ka postuar shpesh, duke treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.
Mbrëmjen e djeshme, Kiara ka ndarë një foto me Luizin, shoqëruar me një mesazh të “koduar” i cili mesa duket është për komentet negative që ka marrë se fundmi, e ndoshta për të thënë se lidhja e saj dhe e Luizit është më e fortë se kurrë.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Kiara në foton e postuar në Instastory. Ky mesazh ven menjehere pasi mbremjen e djeshme dy opinionistet Arber Hajdari dhe Zhaklina u futen brenda shtepise se Big Brother dhe filluan te ngacmonin Luizin.












