Që pas largimit të Kiares nga shtëpia e Big Brother VIP, Luizi nuk ka reshtur së përmenduri emrin e saj në shtëpi me banorët e tjerë. Së fundmi, teksa po bisedonte me një pjesë të tyre, Luizi është shprehur se nuk i do dhe nuk i pëlqen fare fotot.
Ai nënvizoi se i ka inat njerëzit që postojnë foto gjithë kohës dhe tha se ai vetë nuk do të dalë asnjë set fotografik. Ndër të tjera, këngëtari u shpreh se nuk do i bëjë foto as Kiarës, ndërsa ka menduar edhe se çfarë do t’i thotë. Pjesë nga biseda:
Luizi: “Ma inat se e kam këto që rrin t’u hedhë foto. Unë s’do dal kërkund iher. S’i kam qejf hiç”.
Keisi: Ca foto do ia bësh ti Kiares
Luizi: “Ta harroje Kiara se bëhem fotograf unë. Unë dy foto me qëllim ia çoj të shpisë. S’di do i them”.
Lorenci: Mbaje mend komenti im sa të shoh foton e Kiarës në Maldive, do them: Bravo Luiz.
Fotini: Duket dora e Luizit (qesh)












