Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të komunikojnë me familjarët.
Keisi ka marrë një telefonatë nga babai i saj Sabiani, i cili i dha forca të vazhdojë lojën. Sabiani gjithashtu i dha një mesazh Keisit duke i thënë se nuk do që ajo të qëndrojë me asnjë tjetër përveç Luizit duke i dalë kundër Kristit dhe Lorencit.
Sabiani: Ti vetëm hap sytë, se e di ti çfarë nuk dua unë.
Keisi: Po e di, por jam shumë mirë tani.
Sabiani: “Ti nuk ke për të dalë që aty për asnjë arsye. Ne jemi shumë mirë, vetëm ti hap sytë se e kupton ti ça nuk dua unë. Qëndro afër Luizit, nuk duam të merresh me njeri tjetër. Te ka babi zemer“. (Përlotet Keisi)












