Biznesmeni i njohur Fisnik Syla ka deklaruar se do t’i dhuronte Luizit 100 mijë euro nëse ai nuk fitonte Big Brother. I pyetur gjate intervistes ne Top Channel, Syla tha se është një adhurues i flaktë i Luizit.
“Kam shpreh gadishmërinë time, se çfarëdo të ndodhë jam i gatshëm për t’ja dhuruar 100 mijë euro. Unë besoj se është personi më i drejtë aty.Shqiptarët janë të gjithë me Luizin, në çdo cep të botës ku ka shqiptarë janë me të,” tha Syla.
Gazetari: Po nuk mendon se ka të tjerë njerëz nevojë për këto para?
“Unë për bamirësi nuk flas, se dihet se çfarë ka bërë familja ime dhe nuk flas për të tilla gjëra, dua t’i lë mënjanë. Këtë gjë e kam thënë vetëm për Luizin. Edhe pse besoj se ai do jetë fitues absolut, se gjërat duken. I gjithë populli e do. Asnjë politikan, asnjë sportist nuk është dashur kaq shumë sa ai. Do bëj gjithçka transparente” tha Syla.












