Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit social Tik-Tok.
Balla u shpreh se Tik Tok është rrezik për sigurinë, teksa tha se për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale u bashkohet vendimeve për ndalimin e përdorimit të këtij aplikacionin në këshill, legjilacion.
“Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i Facebook u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale.
Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike, i bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. Të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze”, tha Balla.












