Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte të ndryshojë çmimet e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi në orën 13:00.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës me pakicë do të jetë jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë do të jetë jo më shumë se 201 lekë për litër, duke shënuar një ulje prej 4 lekësh.
Ndërkohë, çmimi i benzinës me pakicë do të jetë jo më shumë se 194 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 182 lekë për litër. Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.












