Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Vlora Hysenin si drejtoren e re të Shërbimit Informativ të Shtetit. Rama ka postuar një foto, ku shihet në krahë me Hysenin dhe ministrin Bledi Çuçi, Ulsi Manja dhe Niko Peleshi, teksa uron Hysenin për detyrën e re.
“Tiranë – Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës, Urime” shkruan Rama.
Kujtojmë që Vlora Hyseni do të jetë drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit. Shqiptarja e Kosovës ka marrë “bekimin” e presidentit Bajram Begaj, për të drejtuar institucionin më të lartë të inteligjencës në vendin tonë, pas propozimit të bërë nga Edi Rama.












