Kiara ka vendosur që të luaj shumë ndryshe nga hera e parë tani që është rikthyer dhe sjelljet e saj janë komentuar shumë nga banorët.
Teksa bisedonte me Efin, Kiara tregoi edhe arsyen pse ka vendosur të ndryshojë sjellje.
“Kam vendosur t’i shikoj gjërat më ftohtë. Se kur unë bëhem emocionale kritikoj njeriun që kam afër vetes dhe më vjen keq për të tjerët. Ndërkohë që kjo është gabim, këtë gjë s’duhet ta bëj kurrë. Duhet të mbroj atë gjënë time, të ndjek intuitën time. Mos të fryhem nga njerëzit e tjerë. Prandaj kam vendosur që të jem e ftohtë. Kam këtë njeriun në krah që e dua pafund dhe nuk dua në asnjë moment të ndodhi një situatë dhe unë të ndihem keq për të tjerët”, tha Kiara.












