Jo më kot thonë se komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënie. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe me Kiarën dhe Efin. Ngarkesa, presionet, informacionet e tepërta duket se ndikuan që ato të mbajnë mbi vete inate që më në fund i sheshuan sot.
Si dy vajza të rritura, Kiara dhe Efi janë ulur dhe kanë folur me njëra-tjetrën duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Edhe pse mund ta kishin bërë më parë dhe të shmangnin çdo situatë të pakëndshme që krijuan është me rëndësi fakti që gjetën gjuhën e përbashkët.
Në një bisedë ku nuk kanë munguar lotët dhe përqafimet, Efi dhe Kiara i dhanë një shuplakë gjuhës së urrejtjes së përdorur ndaj të dyjave në mediat sociale këto ditë. SHIKONI VIDEON KETU:












