Ligji që rikthen bastet sportive, kësaj here vetëm “online” është gati. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për Konsultim Publik projektligjin “Për Lojërat e Fatit” në të cilin përcaktohen kushtet dhe mënyrat për vënien e basteve.
Me këtë ndryshim, nuk do të ketë më pagesa në dorë por gjithçka do të jetë online nga telefoni, tableti apo faqet zyrtare të internetit dhe aplikacionet e programet që do të licencohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Ndryshe nga sa ndodhte deri në vitin 2018 ku shqiptarët mund të vinin baste fizikisht në mbi 4 mijë 200 pika, me ligjin e ri licenca do t’u jepet vetëm disa operatorëve. Për t’u licencuar ata duhet ta regjistrojnë aktivitetin fillimisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit me një kapital jo më pak se 20 milionë lekë, duke përmbushur kushtin e të pasurit eksperiencë së paku tri vite në tre vende europiane. Këta operatorë të licencuar do të kenë të drejtën për të t’u ofruar qytetarëve aplikacionin apo platformën nga ku mund të vihen baste.












