Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka zbuluar strategjinë që do të ndjekin socialistët për fushatën e zgjedhjeve vendore që pritet të nisë nga java e ardhshme.
Në mbyllje të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Gjiknuri u shpreh se forca qeverisëse do te heqe dore nga mitingjet e mëdha për zgjedhjet e 14 Majit, si dhe do të reduktojë ndjeshem shpenzimet. Sipas Gjiknurit, kjo strategji do të përballë forcën që synon progresin e vendit, me opozitën që sipas tij synon vetëm që të nxijë imazhin e Shqipërisë.
“Është një mbledhje organizative pune, PS hyn e sigurt me një program të qartë , në funksion të rezultatit shumë të mirë që do të marrim Ne nuk duam të bërtasim, kemi menduar një strategji që shumë shpejt do të bëhet publike, do të synojmë aktivitete më të qeta dhe më të vogla. Rublat ruse ata janë vetë të zhytur, strategjia jonë është për ndërtimin e të ardhmes”, tha Gjiknuri.












