Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me punonjësit e sigurisë në vend, të Policisë së Shtetit, Forcave Speciale, Gardës së Republikës dhe ata të Burgjeve, të cilëve jua ka dhënë vetë lajmin e rritjes së pagave.
“Sot jemi në ditën kur mund ta bëjmë këtë rritje të konsiderueshme të pagës. Ajo do bëhet me dy hapa, një do të bëhet tani dhe një si sot një vit, pra vitin tjetër. Për ju që jeni në këtë sistem, do të përfitojnë 12,120 punonjës te Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, si dhe 3,566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve”, u shpreh Rama.
Edi Rama e nisi me pagën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, të cilin e kishte në krah dhe tha se ai do të marrë 187 mijë lekë të reja në muaj, pra me një rritje prej 48 mijë lekësh të reja.












