Eksporti i qepës drejt vendeve të rajonit dhe ulja e prodhimit në qarqet kryesore që e prodhojnë atë, ka rritur në mënyrë atipike rritjen e çmimit të saj në Shqiperi. Situatë që në fakt po ndodh edhe në botë e cila është zhytur në një krizë qepësh dhe çmime ekstremisht të larta.
Muajin e fundit, çmimet e qepës kanë ndjekur vazhdimisht një trend rritës duke prekur këto ditë nivelin e 180 lekë/kg krahasuar me 70-80 lekë/kg që ishte dy muaj më parë. Sipas vetë tregtarëve, kjo situatë ka ardhur nga rënia e prodhimit në Korçë, prodhuesi kryesor në Shqiperi.
Për të treguar ndryshimin e lartë në çmim që ka pësuar qepa, ai thotë se luleshtrydhet të cilat në këtë sezon supozohet që të shiten më shtrenjtë, po tregtohen me 100 lekë ndërsa qepët po prekin nivelin e 200 lekëve/kg.












