Ish-banorja e Big Brother, Ermiona Lekbello është rikthyer sërish në qendër të mediave. Me kritikat e saj lidhur me situatat që po ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ermiona ka arritur të tërheqë vëmendje, por përveç komenteve pozitive ajo ka marrë dhe një “lumë” kritikash.
Pas përfundimit të spektaklit të së shtunës, Ermiona u ndesh në veçanti kritikë ndaj komentuesve meshkuj, të cilët iu adresojnë femrave komente fyese. Ajo tha se nuk ka pasur ndonjëherë konsideratë për meshkujt shqiptarë.
“Po shikoj këto komentet e mashkullit shqiptar që është kthyer në një gore, në një gore të vërtetë. Jo grua e keqe por ordinere. Ç‘jeni bërë ju meshkujt kështu mo? Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar por tani edhe atë pak konsideratë që e kisha, e humba fare. Ç’jeni bërë ju mo, dini të shani ju femrat mo, po s’keni turp mo. Me ju do formohet Shqipëria mo? Ju do bëheni prindër, ç’do iu mësoni fëmijëve, si të shajnë gratë? S’ju vjen turp mo, ju mashkull se vetëm burrë nuk jeni. Të mjerat gra që do merren me ju gjithë jetën”, thotë Ermiona.












