Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 17:00 në selinë rozë. I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Mësohet se në fokus të diskutimeve janë përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Pak më parë kryeministri priti në takim të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin bisedoi për zgjedhjet e 14 Majit, marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sulmet kibernetike të Iranit.
Ndërkohë në orën 18: 00 Partia Socialiste hap jo zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedjet e 14 majit. Mësohet se Rama do të mbledhë në “Sheshin Skëndërbej” 61 kandidatët për bashkitë e vendit, së bashku me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.












