Kryeministri Edi Rama, ka nisur takimet informuese me përfaqësues të biznesit të madh për rritjen e pagës minimale. Nga Durrësi, shefi i qeverisë u bëri apel sipërmarrjeve të trajtojnë me dinjitet punonjësit dhe të rrisin nivelin e pagave.
Rama tha se synimi i qeverise shqiptare eshte qe brenda vitit 2030, ne vendin tone nuk do te kete page me te ulet se 600 mije leke.
“Trajtimi dinjitoz i punonjës nuk duhet të jetë problem, por zgjidhja. Të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor, sepse kur të humbasin kapitalin njerëzor, do humbasin gjithçka. Ne do bëjmë tonë për këtë pjesë. Jetojmë në një sistem që nuk ia lejon qeverisë, por kjo është çështje e konkurrencës. Po nga ana tjetër ne nuk mund të rrimë të bëjmë sehir, që kompani të caktuara nuk i trajtojnë mirë punonjësit. Në vitin 2030, synimi është që Shqipëria të mos ketë pagë më të vogël se 600 mijë lekë.”, tha Rama.












