Që prej nisjes së “Big Brother”, Luiz Ejlli është konsideruar si fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Këngëtari ka arritur të fitojë zemrat e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me karakterin dhe lojën e tij brenda shtëpisë së famshme.
Menaxheri i njohur i klubeve të natës Xhani Demika, i cili tha se deri më tani shifrat për një performancë të Luizit kanë shkuar deri në 10 mijë euro.
“Luizi do të kërkohet shumë nga klubet e natës dhe lufta do të jetë se kush do ta marr i pari, unë kam marrëdhënie të afërta me familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë, shifrën e di, një diskutim që është bërë dhe ofruar, shifrat kanë filluar me pesë (mijë), me 7 dhe kanë arritur në 10-të sepse është bërë si ankand dhe deri tani ka arritur deri në 10-të, por ende nuk dihet deri të përfundojë Big Brother”, ka thënë Demika.












