Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tregoi se sa ka kushtuar targa që reperi Rigels Rajku (Noizy) ka blerë për një makinë të tijën të llojit Lamborghini.
“Kjo targë që ka marrë dhe këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra,” – tha Gonxhe.
Gonxhja u shpreh se të tilla targa mund të mbarten nga mjeti në mjet, me kriterin që mjeti tjetër të jetë më i shtrenjtë se i pari. Drejtori i DPSHTRR shtoi se deri tani ka 996 aplikime për targa të personalizuara të cilat kanë arkëtuar 24.5 milionë lekë të reja.












