Biznesmeni shqiptar i cili jeton në Norvegji Bujar Zhuri, kur u fut në Big Brother, pasi bleu skulpturën që banorët bënë brenda shtëpisë, i tha Luizit se nëse martohet dhe e fton në dasmë, do i dhurojë një udhëtim në Polin e Veriut.
Bujar Zhuri, shprehet se do e mbajë premtimin e tij deri në fund, madje ai ka treguar se udhëtimi me traget nëpër brigjet e Norvegjisë deri afër Polit të Veriut është spektakolare.
Bujar Zhuri: “Unë i bëra Luizit në pyetje, a do martohesh? Nëse do martohet, ai ka një ftesë nga unë në Polin e Veriut. Nuk mund të them që është një muaj mjalti, por është një udhëtim në Polin e Veriut… Disa fansa të Luizit më kanë shkruar, vërtet e ftove Luizin apo ishte shaka? Jo i thash është e vërtetë. Nëse ai bën dasmë dhe mua më fton në dasmë, do i bëj një dhuratë dhe është krejt normale. Dhurata është një udhëtim me traget që është shumë special, turistët janë kinezë, japonezë, amerikanë, gjermanë, është elitë faktikisht dhe udhëton nëpër brigjet e Norvegjisë, nëpër fjorde të ndryshme, deri në skajin verior të Norvegjisë, afër Polit të Veriut”












