Kryeministri Edi Rama ka çelur fushatën elektorale për Zgjedhjet Vendore të 14 majit në Kavajë.
Mes të tjerash, Rama ka theksuar se janë gati për të ndërtuar stadiumin e ri të Besës, nëse kryebashkiak zgjidhet Redjan Krali, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë. Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, teksa nuk munguan batutat mes tyre. Kujtojmë se stadiumi “Besa” në Kavajë është jashtë funksionit prej vitesh dhe nuk përdoret për asnjë aktivitet.
“Nëse doni ta ktheni Kavajën pas, do shembim edhe stadiumin se ky është i kategorisë “DS 5″. Nëse na jepni mundësinë ta ndërtojmë, do e bëjmë sa të na e jepni. Do nisim menjëherë projektin. Stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë. Ngaqë ke mbetur me dy gishta keni ngel në kategori të tretë, s’keni turp. Stadiumet në Durrës dhe Korçë do bëhen në bashkëpunim me biznesin. Thuaj atyre me dy gishta që nëse ja japin votën atyre që duan ta çojnë Shqipërinë si Kavaja në kategori të tretë, s’ka stadium”, tha Edi Rama.












