Operatorëve të plazheve private që këtë sezon veror nuk do të kenë vrojtues do t’ju hiqet e drejta e menaxhimit të plazhit.
Qeveria ka miratuar vendimin kurse studentë të Universitetit të Sporteve janë trajnuar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore si roje bregdetare.
“Janë operatorët ata që për të tërhequr klientelen i thonë kemi dhe shezlong, kemi dhe restorant, po kemi dhe vrojtuesin e plazhit në stacionin tonë, që është garanci për juve. Dhe e kemi të vendosur me ligj dhe e ne e kontrollojmë tani. Kemi bërë dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave që ndërhyrja jonë ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën e rregulluar me një kontratë pune për vrojtuesit, i’u ndërpritet atyre kontrata e stacionit të plazhit”, ka thënë ministrja Mirela Kumbaro.












