Producentja e “Big Brother VIP” Sara Hoxha, ka ndarë me ndjekësit një mesazh plot mallkime nga një ndjekëse dhe e gjitha kjo për lojën e BBV.
“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah. Së më të kqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha pa. Po Zoti ka ma me ju nxjerë ndnonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Se me bo një vajzë në atë hall, Zoti ju shkatrroftë, plumbi ju vraft”, është mesazhi i frikshëm që i ka shkuar Sara Hoxhës e cila ka bërë edhe reagimin e vetëm.
“Gëzuar Ramazanin të githëve! Kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyhemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të kendshëm!”, shkruan Sara Hoxha.












