Rreth 650 mijë pensionstë do të marin një tjetër bonus në vlerën e 50 mijë lekëve në shtator. Zv/kryeministrja Belinda Balluku e bëri të ditur këtë fakt gjatë një takimi me pensionistë në qarkun e Dibrës.
Ky është bonusi i tretë që miratohet për pensionistët brenda këtij viti si një masë për të zbutur efektet e inflacionit. Fondi që do të përdoret për bonusin e pensionistëve do të alokohet nga taksa e jashtëzakonshme që është vendosur për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike.
“Qeveria Shqiptare mori vendimin që pensioni juaj të indeksohej me 9.5%. Do ketë një indeksim të ri të pensionit në fund të muajit shtator të këtij viti, në bazë të inflacionit që do ketë viti në vazhdim. Qeveria Shqiptare vendosi që grupi në nevojë padyshim janë pensionistët, 650 mijë pensionistë. Eshtë vendosur nga Qeveria Shqiptare që ti shpërndahen pensionistëve në formën e një bonusi me 5 mijë lekë. Në shtator përveç indeksimit që do të ndodhë për shkak të inflacionit në pensionin tuaj do të merrni edhe pjesën tjetër të bonusit, edhe një 5 mijë lekësh tjetër shtesë që vjen sërish nga pjesa e dytë e taksimit të jashtëzakonshëm”, tha Balluku.












